Përshkrimi i komunës

   -Komuna e Dollnenit e përfshinë pjesën veriperëndimore të fushëgropës së Pellagonisë, e cila ndodhet në lartësi mbidetare prej 600 metrave. Ajo përfshinë sipërfaqe prej 430 km2 dhe është një nga komunat e reja të formuara me sipërfaqe më të madhe në Republikën e Maqedonisë. Nga sipërfaqja e përgjithshme 2/3 e saj është rrafshinë, ndërsa 1/3 është pjesë me sipërfaqe të larta edhe atë sidomos në pjesën veriore të komunës. Gati 90% e pjesës rrafshinore është sipërfaqe e përpunuar, kurse gjysma e pjesëve malore është livadhe dhe gjysma tjetër është e mbuluar me pyje.   

    -Komuna e Dollnenit është e themeluar me Ligjin e Ri për Ndarje Territoriale të vitit 1996 dhe e zgjeruar me bashkëngjitjen e komunës së Zhitoshes me anë të Ligjit të Ri për Organizimin Territorial të Republikës së Maqedonisë, viti 2004.  Selia e komunës ndodhet në vendbanimin e fshatit Dollnen.

    -Dollneni edhe më parë ka qenë komunë e mëvetësishme edhe atë deri në vitin 1965 dhe më pas me rregulloret e atëhershme ligjore i është bashkangjitur komunës së Prilepit, që përsëri të bëhet komunë në vitin 1997 në pajtim me Ligjin për Ndarje Territoriale të vitit 1996 dhe Ligjit për Vetëqeverisje Lokale me të gjitha kompetencat e tij.

 

 

 

 

Popullsia

  Komunën e Dollnenit e përbëjnë 37 vendbanime me gjithsej 13. 805 banorë, me përbërje të përzier nacionale.

Kombësitë
Përfaqësuar në %
 
Maqedonas
 
36,57
 
Shqiptarë
 
26,37
 
Turq
 
18,94
 
Boshnjakë
 
17,36
Të tjerë
0,55